Lajmërim: Informacion mbi rreziqet e Nimesulide
Written on 4 Tetor 2023 by Ministria Popullore e Shëndetësisë dhe Barnave
Also translated in: 🇬🇧 English 🇮🇹 Italiano
Lajmërojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në vendet e ish-Jugosllavisë, Ballkanit dhe Evropës për rreziqet e ilaçit NSAID nimesulide që shitet me marka të ndryshme për dhimbje akute, i cili jepet më së shpeshti për dhimbje menstruale ose dhimbje të ngjashme.
Të nderuar qytetarë,
Nëse ju dhimbset shëndeti juaj dhe më e rëndësishmja shëndeti i motrave, nënave dhe të gjitha grave, ju lutemi informohuni për rreziqet e nimesulidit, informohuni dhe shpërndani fjalën rreth e rrotull pasi ky ilaç i rrezikshëm shitet pa recetë në Maqedoni, dhe me shumë mundësi në Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe vende të tjera ish-jugosllave. Hepatotoksiciteti vdekjeprurës i këtij ilaçi tejkalon të gjitha përfitimet e tij medicinale dhe paraqet një rrezik fatal për shëndetin e fëmijëve, grave dhe të gjithë njerëzve që e marrin atë.
Teksa në 🇲🇰 Maqedoni ky helm shitet pa recetë, nimesulidi nuk është aprovuar kurrë për përdorim në 🇺🇸 SH.B.A., 🇬🇧 Mbretërinë e Bashkuar, 🇨🇦 Kanada, 🇯🇵 Japoni dhe disa vende të tjera.
Aktualisht nuk përdoret në 🇫🇮 Finlandë, 🇪🇸 Spanjë, 🇵🇹 Portugali, 🇮🇱 Izrael etj.
Pavarësisht se 🇪🇺 Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e kufizon në mënyrë pasive këtë përbërës, por duke deklaruar se përfitimet e tij tejkalojnë rreziqet e tij, Drejtoria Evropiane për Cilësinë e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor (EDQM) e drejtuar nga Këshilli i Evropës e klasifikon atë si përbërje kimike toksike akute me klasifikimin GHS06 – logoja e tij zyrtare është shenja paralajmëruese me kafkën e vdekjes që po i referohemi (shih informacionin më poshtë).
Pas eksperiencës personale të Marshallit me këtë ilaç, i cili e mori atë nga një farmaci pa asnjë recetë për një dhimbje dhëmbësh, pasi e mori atë u ndje i sëmurë, me temperaturë të lartë dhe të përziera të theksuara për 4 ditë.
Pas disa kërkimeve të mëtejshme në internet, zbuluam se nimesulidi është një ilaç shumë i rrezikshëm dhe toksik, veçanërisht kur shitet pa rekomandimin e mjekut. Konsumimi i nimesulidit nga qytetarët tanë mund të krijojë pasoja si kolaps të mëlçisë, rreziqe të përhershme shëndetësore dhe në rastet më të këqija vdekjen. Ka pasur situata ku dështimi i mëlçisë dhe vdekja kanë ndodhur vetëm pas 2 ditë konsumim të këtij ilaçi.
Nëse dëshironi të dëgjoni vetë Marshallin duke telefonuar në një farmaci në Shkup për të pyetur nëse mund të blinte Nymer (emri i markës për nimesulide) pa recetë, “>klikoni këtu për të dëgjuar bisedën në gjuhën maqedonase.
Nga informacioni që kemi, ky ilaç i rrezikshëm hepatotoksik mund të gjendet nën emrat e markës Nymer (Нимер) në Maqedoni, por edhe më të rrezikshme janë pluhurat me shije frutash si Cox-In dhe shumë të tjera që jepen për dhimbjen e dhëmbëve dhe raste të tjera të dhimbjeve të lehta.
Një alternativë e sigurt NSAID (medikamente anti-inflamatore josteroidale) e cila është e disponueshme në mbarë botën dhe nuk vjen me toksicitet dhe polemika të tilla, ne do të rekomandonim Ketoprofen (Ketonal). Për informacione të mëtejshme dhe alternativa të shëndetshmë rreth barnave të sigurta, konsultohuni me mjekun tuaj. Nëse ai ju thotë se nimesulidi është i sigurt, ndryshoni mjekun tuaj.
Ne nuk presim që 🇲🇰 Ministria jonë e Shëndetësisë të ndryshojë asnjë nga politikat e saj, prandaj duhet të informoheni vetë dhe ta ndani këtë informacion me miqtë tuaj, veçanërisht me të gjitha gratë dhe ato që kanë fëmijë për të cilët – nimesulidi mund të jetë absolutisht vdekjeprurës ne disa raste dhe në të çdo rast është shumë hepatotoksike, që do të thotë dëmtim serioz i mëlçisë.
Në fakt ne nuk mund të fajësojmë as ministrinë edhe nëse “mund” të kenë udhëzuar farmacitë që ta shesin pa recetë. Ky do të ishte thjesht një spekulim bosh sepse ne vërtet nuk mund të fajësojmë askënd përveç stafit që punon në farmacitë që japin kimikate pa informacionin e duhur, ose me urdhra nga lart. Pasojat në këtë rast të veçantë mund të jenë shkatërruese për njerëzit, dhe në rastin më të keq ata vdesin. Nimesulidi ka shumë pak gjasa të gjendet askund në raportin toksikologjik, as të rezultojë si shkak vdekjeje. Për këtë arsye duhet të organizohemi dhe ta ndajmë këtë informacion me motrat, nënat, gjithë shoqet që kanë fëmijë dhe sigurisht veten tonë.
REFERENCA DHE LEXIM I MËTEJSHËM
🇺🇸 QEVERIA E SHBA-SË, BIBLIOTEKA KOMBËTARE E MJEKËSISË — NLM.NIH.GOV
— RREZIKU I DËMTIMIT AKUT DHE SERIOZ TË MELÇISË LIDHUR ME NIMESULIDIN DHE NSAID-E TË TJERA
– HEPATOTOXICITETI I SHKAKTUAR NGA NIMESULIDI: NJË SHQYRTIM SISTEMATIK DHE META-ANALIZË
– PËRDORIMI I NIMESULIDIT NË FËMIJËT INDIANË DUHET NDALUAR
🇨🇦 QEVERIA E KANADASË — RECALLS-RAPPELS.CANADA.CA
— TESTIMI I HEALTH CANADA IDENTIFIKON RREZIQE TË TJERA SHËNDETËSORE QË PËRFSHIN PRODUKTE TË PAAUTORIZUARA PËR TU SHITUR NGA A1 HERBAL AYURVEDIC CLINIC LTD.
🇨🇦 UNIVERSITETI I BRITISH COLUMBIA, KANADA — TI.UBC.CA
— NIMESULIDI DUHET TË HIQET NGA QARKULLIMI NË TË GJITHË BOTËN PËR SHKAK TË DËMTIMEVE TË RËNDA TË MELÇISË
🇪🇸 UNIVERSITETI I MALAGA, SPANJË, — RIUMA.UMA.ES
— DËMTIM I RËNDË I MELÇISË I SHKAKTUAR NGA NIMESULIDI: BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR. RAPORTIMI I STUDIMIT 57 RASTE
🇦🇱 Përktheu në shqip Stivi Stefani